Një ndërtesë ku takohen zyrtarët iranianë që do të vendosin për udhëheqësin e ri suprem të vendit është shkatërruar në sulmet ajrore, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve.Asambleja e Ekspertëve, e cila ka ndërtesa si në Teheran ashtu edhe në jug të kryeqytetit në qytetin e Qomit, përbëhet nga anëtarë që ndihmojnë në vendosjen se kush e merr rolin pas vrasjes së Ajatollah Khameneit të shtunën.Ndërtesa e asamblesë në Qom u rrafshua me tokë nga një sulm ajror, thonë raportet, transmeton Klankosova.tv Dëshmitarët i thanë gjithashtu agjencisë së lajmeve Reuters se zona pranë asamblesë ishte goditur.
Pamjet: /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.