Rreth shkatërrimit të një laboratori të drogës në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë.
Sipas policisë, pas një pune hetimore rreth dhjetë mujore dhe aplikimit të masave të veçanta të hetimit nga hetuesit e antidrogës në podrumin e një banese-vendbanimi është gjetur substancë e dyshuar narkotike në gjendje të lëngshme në enë plastike, e cila ishte në proces të terjes-ngurtësimit dhe substanca ende të pa detajuara si dhe mjete të punës të cilat janë përdorur për përpunimin e substancave narkotike si “Laborator”, përcjell Klankosova.tv.
“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në komunikatën e policisë.
https://klankosova.tv/goditet-nje-laborator-i-droges-ne-prishtine-svecla-thote-se-eshte-i-19-ti-i-shkaterruar-ne-tri-vjet1/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.