Lajmet e fundit
"Në emër të Bordit të Drejtorëve dua ta falënderoj për punën e bërë. Ai u soll në skuadër për të na dhënë stabilitet dhe deri diku e bëri këtë"., ka thënë zëvendësdrejtorja e skuadrës, pa treguar arsyet e shkarkimit

Sam Allardyce është shkarkuar nga posti i menaxherit të Everton, pas takimit të bordit të skuadrës të martën.
Teknikut do t'i paguhet pjesa e mbetur e detyrimeve kontraktuale, pasi presidenti Farhad Moshiri ia ka komunikuar lajmin e shkarkimit.
Zëvendësdrejtorja e skuadrës, Denise Barrett-Baxendale ka falënderuar teknikun për punën e bërë në shtatë muajt e tij në Goodison Park.
"Në emër të Bordit të Drejtorëve dua ta falënderoj për punën e bërë. Ai u soll në skuadër për të na dhënë stabilitet dhe deri diku e bëri këtë".
Strategu 64 vjeçar arriti që Everton t'ia sigurojë pozitën e tetë në Premierligë, me vetëm dy humbje në nëntë ndeshjet e fundit.