Regjisorit Bryan Singer i është kërkuar që t’i ndajë rrugët me filmin biografik të Freddie Mercury-t “Bohemian Rhapsody”.
Filmi për yllin britanik kishte mbetur pezull pasi që Singer nuk ishte kthyer në sheshxhirim pas Ditës së Falenderimeve.
Arsyeja pse Singer nuk ishte kthyer thuhet të ketë qenë “një çështje personale shëndetësore”.
Ndërsa, tani 20th Century Fox e ka konfirmuar që ai nuk do ta bëjë më regjinë e këtij filmi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.