Lajmet e fundit

Për shkak të rezultateve të dobëta me Chelsea’n , Jose Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit.
Kupa u mbush me humbjen e Leicester Cityt 2-1 të hënën. Sezonin e kaluar Chelsea u shpall kampion nën drejtimin e portugezit, por ky dështim i madh deri në këtë fazë të stinorit duket se ka shtyrë krerët e klubit blu nga Londra ta ndërmarrin këtë veprim.
Emra të shumtë kanë filluar menjëherë të përfliten për zëvendësimin e Mou’s, disa nga të cilët janë: Pep Guardiola, Guus Hiddink, Juan de Ramos dhe Brendan Rogders , të gjithë janë përmendur si pasues të mundshëm, njofton BBC.
Chelsea momentalisht është 1 pikë larg zonës së rrezikshme të rënies nga liga, transmeton Klan Kosova.