Në Kërçovë, Maqedoni e Veriut, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Pamjet e siguruara nga Klan Kosova tregojnë se disa shtëpi janë pothuajse të mbuluara nga uji, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët e zonës.
Po ashtu, veturat janë bllokuar dhe dëmtuar, duke përkeqësuar më tej situatën.
Ndryshe, deri tani nuk raportohet për viktima.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.