Lajmet e fundit
Asi brazilian u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit, ndërsa fanellat e tij tek skuadra e re janë duke u shtitur me ritme shumë të shpejta

Mbi dhjetë milionë fanella të Paris Saint-Germain me numrin 10 të cilin tash e mban Neymar janë shitur për vetëm katër orë.
Radhët janë shumë të mëdha në dyqanet e PSG-së në disa qendra në Francë dhe në vendet aziatike.
Kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm në ditët në vijim duke e parë entuziazmin e madh të tifozëve të klubit, por edhe tifozëve personal të lojtarit.
Neymar kaloi tek skuadra franceze nga Barcelona për 222 milionë euro, duke u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.