Varësja me perla e diamant e Mbretëreshës franceze Maria Antoniette, e cila ka jetuar në shekullin e XVIII, eshte shitur per 31.8 milione dollare ne ankandin e se merkures ne Gjeneve.
Këtë varëse e siguroi një blerës anonim.
Varësja përbëhet nga disa diamantë të vegjël dhe ka të vendosur një perlë në fund, dhe çmimin fillestar e ksihte ishte 2 milionë dollarë.
Përveç varëses, në Gjenevë u nxorën në ankand edhe një unazë diamanti e mbretëreshës me inicialet e saj.
“Para revolucionit francez dhe para se familja mbretërore të organizonte ikjen në Varenne, Maria Antoniette i paketoi bizhuteritë e saj të shtrenjta dhe ia nisi motrës në Bruksel”- ka shpjeguar eksperti Benoit Repellin gjatë ankandit.
Ajo ishte e martuar me Mbretin Francez Luigji XIV, ndërsa u ekzekutua në Paris gjatë Revolucionit Francez.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.