Ferrari F2001 i vitit 2001 i Michael Schumacher është shitur në ankand për një shumë marramendëse prej 15.9 milionë eurosh gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Monakos.
Paratë nga shitja e ferrarit të Schumacher, i cili është në gjendje kome që nga aksidenti me ski në vitin 2013, do të shkojnë për Fondacionin Keep Fighting.
Ferrari është ndër më të kërkuarit të të Grand Prix-it të prodhuara ndonjëherë, veçanërisht pasi legjenda gjermane e garave siguroi titullin e tij të katërt kampion me të, transmeton Klankosova.tv
[caption id="" align="alignnone" width="680"]

‘The Schumacher Crown Jewel’—the 2001 Ferrari F2001[/caption]
Para ankandit, drejtori i shitjeve Augustin Sabatie-Garat tha se janë të emocionuar që do ta kthejnë Ferrarin në vendin e fitores së tij.
"Jemi shumë të emocionuar që do ta kthejmë shasinë 211 në vendin e fitores së saj historike”, tha Garat.
Live from the @F1PaddockClub: 'The Schumacher Crown Jewel' 2001 Ferrari F2001 crosses the block today at the FORMULA 1 GRAND PRIX DE MONACO, marking the first-ever auction held at this legendary race. Register to bid at https://t.co/92CVdFAIPz pic.twitter.com/yd2NA09PRu
— RM Sotheby's (@rmsothebys) May 24, 2025
Ferrari F2001 i Schumacherit konsiderohet si një xhevahir për shumë arsye. Jo vetëm që siguroi fitoren e lakmuar në Çmimin e Madh të Monakos 2001, por gjithashtu i çoi Schumacherit dhe Ferrarit drejt fitoreve në kampionatin e pilotëve dhe të konstruktorëve.
F2001 është gjithashtu nga një epokë popullore e sportit, me këtë makinë specifike që krenohet me një motor V10 3.0 litra që prodhon 825 kuaj fuqi. Makina, e krijuar nga Schumacher dhe Rubens Barrichello, mblodhi 10 fitore, 13 pozicione “pole”, tre xhiro më të shpejta dhe 197 pikë. / Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.