90.000 shishe të plastikës hidhen çdo minutë, por dikush ka gjetur një zgjidhje kreative për ripërdorimin e tyre.
Niki Singlaub, vendosi që të krijojë shishen që palohet dhe përdoret përsëri duke e emëruar " Hydaway".
Shishja mban deri në 600 ml ujë, por kur ajo palohet dhe nuk është në përdorim është vetëm 3.2 cm.
Singlaub tha se këto shishe janë shumë të përdorshme dhe mund t'iu vijnë në ndihmë edhe personave që udhëtojnë shpesh pasi ai erdhi deri te idea për krijimin e saj derisa ishte në një udhëtim zyrtar.
Hydaway e filloi idenë e tij në qershor të 2012-ës por vetëm tani vonë u jetësua.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.