Lajmet e fundit

Reshjet e dendura të shiut kanë lënë në gjendje të rënduar edhe zonën e Gjonajt të Hasit në Prizren.
Uji ka përfshirë objekte, shtëpi e oborre, duke vështirësuar edhe qarkullim e njerëzve, raporton Klankosova.tv.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë nivelin e lartë të ujit, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, në disa komuna ku dje pati vërshime të mëdha, tani situata paraqitet më e qetë.