21.02.2019 · përditësuar para 2699 dite1 min lexim
Është bartur në vendin e saj të ri pjesa e fundit e Xhamisë Eyyub e cila peshon 2,650 ton.
Xhamia Eyyub u bart tek vendi historik Hasankeyf me anë të mjetit SPT i cili ka 352 rrota, ndërsa në total me të gjitha pjesët e saj peshon 4,600 ton njofton Klan Kosova.
Kjo xhami e shekullit të 15 në Turqi është ndarë në tri pjesë dhe është transportuar nga robotët vetëlëvizës në shtëpinë e saj të re.
https://www.youtube.com/watch?v=ybFopYYOPDg
Siç shkruajnë mediat turke procesi i punës për bartjen e pjesës së fundit zgjati rreth 6 orë, ndërsa distanca deri në Parkun e Ri Kulturor është rreth 6 kilometra.
Bartja e Xhamisë Eyyubi filloi më 26 nëntor të vitit të shkuar, ku gjatë këtij procesi pjesa e parë e mureve të kopshtit që peshonin 115 ton ishin zhvendosur në 6 pjesë.
Kjo xhami e cila është 610 vjeçare u zhvendos nga parcela e zënë në vitin 2017-të, bashkë me objekte të tjera kulturore, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.