Rita Ora është duke qëndruar ende në Australi, ku gjatë ditës së hënë postoi disa fotografi në profilin e saj në Instagram.
Ajo u pa për herë të fundit duke shijuar një shfaqje shumë të dashur me të dashurin aktual Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson pas një feste në Sidnei.
Rita u pa me një fustan lëkure me një nuancë të thellë çokollate, ku këngëtarja, 30 vjeçare, theksoi fizikun e saj, raporton Daily Mail, transmeton klankosova.tv.
Ajo në një çast tjetër u pa duke bërë grimin e saj ndërsa vishte një palë rroba tjera, dhe në fund u pa me një xhaketë të kuqe.
Ylli i njohur është vendosur në shtëpinë e regjisorit Taika në Sidneit ndërsa ai po regjistron filmin e ri të Marvel Thor.
Filmi i ardhshëm gjithashtu përfshin Tessa Thompson, të tre u panë gjatë fundjavës ndërsa shijonin pije në një ballkon jashtë shtëpisë së tij pas një feste.

Rita dhe Taika dolën publikisht në fund të muajit të kaluar kur ata arritën së bashku në premierën e RuPaul's Drag Race Doën Under në Shtëpinë e Operës të Sidneit.
Ata u shmangnin që të fotografoheshin në tapetin e kuq, por zunë vendet e tyre krah për krah në rreshtin e parë.
Besohet se Taika u nda nga gruaja e tij, Chelsea Winstanley, në 2018 pas shtatë vjet martese. Ata kanë dy vajza, Te Hinekāhu, tetë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, pesë vjeçe.
Rita shkoi në Australi në fillim të këtij viti për të dalë në The Voice pasi u përball me kritika pasi organizoi një parti për ditëlindje në një restorant në Londër në muajin nëntor, pavarësisht se të gjitha tubimet publike ishin të ndaluara në kryeqytet në atë kohë, transmeton klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.