Modelja e njohur, Bella Hadid, ka lënë të gjithë të mahnitur me hyrjen e saj në Festivalin e Filmit të Kanës në Francë.
Bukuroshja amerikane, 24 vjeç, dukej si një mbretëreshë me një fustan të zi që arrinte pothuajse deri në dysheme, por ajo që tërhoqi vbëmendjen e të gjithëve ishte dekolteja që mbane në qafë, e cila ishte në formën e mushkërisë, e tëra nga ari, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Ajo gjithashtu kishte veshur një palë taka që i përshateshin me fustan, për të theksuar këmbët e saj të gjata ndërsa pozonte në tapetin e kuq të premierës së një filmi.
E sigurisht gjatë tërë natës syte e të gjithëve ishin drejt saj.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.