Ndonëse ka kaluar kohë e gjatë që kur Gjesti ka nisur rrugëtimin e tij brenda Big Brother VIP Albania, pas atij në Kosovë, mendja akoma i ka mbetur tek Klan Kosova.
Gjatë një bisede me Olën, artisti i cili krijoi famë të madhe brenda BBVK-së, tha: “Shihemi vetëm në Klan Kosova”.
Pas pak sekondash, ai e kuptoi që u ngatërrua, qeshi dhe tha: “Se hala kokna atje”, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Gjesti doli nga Big Brother VIP Kosova 3 pasi u hap një televotim mes tij dhe Drilonit. Të dy patën adhurues të zjarrtë, mirëpo Driloni i cili edhe e fitoi edicionin e tretë, rezultoi të jetë më i fuqishëm.
Megjithatë, Gjesti u bë fenomen brenda BBVK-së, dhe sot derisa po qëndron i izoluar brenda atij të Shqipërisë, është favorit për të dalë fitues.
https://www.tiktok.com/@noway0780/video/7483335291890076971
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.