Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 13°C, deri ato maksimale nga 25 deri në 27°C, transmeton Klankosova.tv.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–9 m/s.●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.