Lajmet e fundit

Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës ka bërë të ditur se në Gaza çdo ditë lindin 180 gra në kushte të rrezikshme dhe çnjerëzore.
Kështu ka njoftuar ShGjKP-ja përmes një postimi në X, përcjell Klankosova.tv.
Për më tepër ajo shtoi se shumë nga këto gra e kanë të pamundur arritjen në spitale, për shkak që forcat izraelite pengojnë ambulancat të arrijnë te to.
“Në Gaza, 180 gra lindin çdo ditë në kushte të rrezikshme dhe çnjerëzore. Shumë prej tyre nuk janë në gjendje të arrijnë spitalet për shkak të qëndrimit në zona të rrethuara, me forcat izraelite që pengojnë ambulancat të arrijnë tek ata”, ka shkruar ShGjKP-ja.