Lajmet e fundit

Varësia e telefonave të mençur mund të ketë efekte të ngjashme në tru tek disa nga ata të cilët janë parë në varësi ndaj opioidit, sipas një studimi të ri.
Hulumtuesit në San Francisco, të cilët mbikqyrin studentët e kolegjit rreth përdorimit të teknologjisë kanë gjetur një numër tendencash shqetësuese mes atyre që mbështeten tepër në pajisjet e tyre - dhe paralajmërojnë se sjellja është shumë e ngjashme me çdo lloj tjetër abuzimi të substancave.
Përveç efekteve neurologjike, studiuesit zbuluan se njerëzit që janë të varur nga telefonat e tyre kanë tendencë të ndjehen të izoluar, të vetmuar, të depresuar dhe të shqetësuar më shumë sesa bashkëmoshatarët e tyre, njofton Klan Kosova.