18.06.2016 · përditësuar para 3679 dite1 min lexim
Sot është prezantuar një shfaqje e autorit Enver Petrovci, tekstin e të cilës e shkroi qysh në vitin 1989, me titullin “Të mallkuarit e Ballkanit”, njofton Klan Kosova.
Aktoret në këtë shfaqje ishin shqiptarë dhe serb, dhe përmes saj treguan historinë e dy të rinjve që janë produkt i martesave të përziera mes shqiptarëve e serbëve, e që urrejtjen serbo-shqiptare mes tyre e kthyen në dashuri.
Edhe regjisori serb, Zoran Ristic, ka deklaruar se patën për qëllim përçimin e mesazhit të bashkëpunimit serbo-shqiptar, pavarësisht pengesave të mundshme.
Shfaqja “Të mallkuarit e Ballkanit”, për publikun do të jepet me 26 qershor në Teatrin Kombëtar.
Kronikë nga Fillojetë Konjuhi
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.