Lajmet e fundit

Shfaqja “Romeo dhe Xhulieta” e dramaturgut anglez William Shakespeare, që është vënë në skenë edhe nga artistët e Beogradit e të Prishtinës, do të luhet edhe në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.
Shfaqja e vjetër është përshtatur në kohën e sotme, dhe paraqet marrëdhëniet e tensionuara politike në mes Prishtinës dhe Beogradit, kufijtë dhe barrierat që janë bërë pothuajse të pakalueshme.
Sipas Miki Manojloviq, regjisorit të shfaqjes “drama nuk është opinion politik, por vepër e njerëzve që kanë talent, tru dhe kurajo. Secili nga artistët që ka punuar në të, e do vendin e vet dhe nuk e urren tjetrin. Kjo është dicka e madhe që artistët nga Beogradi e Prishtinë, janë bashkuar me zemër dhe kanë punuar në shfaqje”.
“Romeo dhe Xhulieta” e Prishtinës e Beogradit, luhet edhe në shqip edhe në serbisht, dhe ngjarja zhvillohet në Veronën e ditëve moderne.