Skena teatrore shqiptare ka rikthyer në vëmendje një nga figurat më të mëdha të mendimit politik shqiptar, Ukshin Hoti.
Përmes shfaqjes së premierës “Përtej hekurave”, e cila vjen si një rrëfim i fuqishëm për lirinë, qëndresën dhe idetë që nuk mund të burgosen. E vendosur në teatrin shqiptar në Shkup, kjo dramë ndërthur letërsinë e Ismail Kadaresë me filozofinë politike të Ukshin Hotit, transmeton Klankosova.tv.
Regjisori i kësaj shfaqje, Naser Shatrolli në emisionin “Ora Shtatë”, tha se është figura e Ukshin Hotit që i ka dhënë shumë emocion shfaqjes.
Ndër të tjera ai shtoi se impakti i kësaj shfaqje ishte tejet i fuqishëm.
https://www.youtube.com/watch?v=BXgVrV8R87s
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.