Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, pas premierës së suksesshme në Prishtinë e Dyseldorf, të enjten do të shfaqet edhe në Ferizaj, në teatrin “Adriana”.
Nën regjinë e koreografit gjerman Jochen Roller dhe me tekst të Jeton Neziraj, do të performojnë aktoret e mirënjohura kosovare, Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa Abazi
Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, e cila udhёton nё Kosovё me qёllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve.
Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Europё. Ky incident shkakton përçartje nё lidhje me liberalizimin e dёshtuar tё demokracive tё vjetra evropiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perёndimor, tregtinё me organe dhe superioritetin e thikave zvicerane.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.