Ishte më e dëgjuara në Britani në vitin 2017, në një prej mediumeve më të njohura në botë.
Radio drama “Në fushën e Kosovës”, që si temë ka vëlla e motër që pasi që kishin ikur më 1999 në Londër, kthehen në vendlindjen e tyre në Kosovë për të mësuar për fatin e prindërve, është shfaqur edhe në Prishtinë.
Rebeka e Dardani kishin vetëm një fotografi të prindërve si kujtim, por me të arritur në Prishtinë panë edhe fotografi tjetër të tyre në mesin e personave të zhdukur, njofton Klan Kosova.
Madje këta në Kosovë u interesuan edhe për heronjtë e vendlindjes.
Kronikë nga Halil Berisha.
https://www.youtube.com/watch?v=zLTOSF7hrNc&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.