Lajmet e fundit
"Tashmë e kam vendosur pothuaj skuadrën që do të vendos në fushë. Por pas stërvitjes së fundit, që do ta zhvillojmë në Shqipëri, do të vendos përfundimisht"

Përgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka thënë se skuadra që drejton është e gatshme të përballet me Kosovën, në kualifikimet për Kupën e Botës.
Dy përfaqësueset do të ndeshen të premten në Loro Boriçi të Shkodrës, me Kosovën që e tashmë ka humbur të gjitha shpresat për kualifikim në këtë garë.
Shevchenko, i intervistuar nga Sport Arena, ka thënë se është me përgatitjet para ndeshjes, pa komentuar shumë nivelin e përballjes me të përzgjedhurit e Albert Bunjakit.
"Dje provuam skema të ndryshme dhe gjithcka eci mirë, pa lëndime, përveç Tsygankova. Dëmtimi ia pamundëson stërvitjen dhe paraqitjen, ndaj ai është kthyer në Kiev".
"Tashmë e kam vendosur pothuaj skuadrën që do të vendos në fushë. Por pas stërvitjes së fundit, që do ta zhvillojmë në Shqipëri, do të vendos përfundimisht".