Meriton Belegu, bashkë me ekipin e tij nga “Unique Studio”, kanë realizuar një lloj shëtitje virtuale në formatin 3D të xhamisë “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë.
Ky lloj i realizimit virtual, nuk është parë edhe shpesh në Kosovës. Kjo e bën mjaft unik atë për shkak të kualitetit që i ofrojnë pajisjet, që sipas Belegut kanë kushtuar rreth 30 mijë dollarë.
“E kam bërë prej shpirtit se nuk kam ndonjë interes financiar”, tha ai për KlanKosova.tv.
Shëtitja virtuale, të ofron ndjesinë si të jesh brenda xhamisë “Haxhi Ibrahim Devollit”, e cila konsiderohet, si një ndër xhamitë më të bukura që ka Kosova.
Shëtitjen në xhamië, mund ta bëni përmes këtij
linku.
“Unique Studio”, është duke pritur një grant nga Ministria e Kulturës, për ta zgjeruar realizimin e këtyre shëtitjeve edhe jashtë vendeve kulturore të Pejës.
“Për momentin do të bëjmë kësi lloj shëtitje virtuale vetëm në qytetin e Pejës, por jemi të gatshëm të realizojmë edhe shëtitje të tjera virtuale në vende të tjera të Kosovës”, tha Belegu.
Ata përveç, xhamisë së “Haxhi Ibrahim Devollit”, kanë bërë edhe shëtitje të tjera virtuale, dy të cilat shquhen më së shumti, janë ato të sheshit “Skënderbue” në Pejë, dhe Shkollës së Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali".
Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative “Odhise Paskali
Sheshi “Skenderbue” në Pejë.