Lajmet e fundit

Modelja 19 vjeçare, Giselle, pohon se ka shitur virgjinitetin online për dy milionë funte te një biznesmen i pasur nga Abu Dhabi.
Tinejxherja amerikane, që e ka bërë transaksionin kontradiktor përmes ueb-faqes gjermane, Cinderella Escorts, synon që t’i përdorë paratë për t’i financuar studimet e saj universitare, raporton The Sun, transmeton Klan Kosova.
“Kurrë nuk do të kisha ëndërruar që oferta do të rritej aq shumë, dhe se ne do t’i arrinim 2.5 milionë euro”, tha Giselle.
“Kjo është ëndërr e bërë realitet”, tha ajo.
Modelja beson që akti i shitjes online të virgjinitetit është çlirues, duke shtuar se është e shokuar që shumë njerëz janë kundër kësaj.
“Nëse dua ta bëj herën e parë me dikë që nuk është dashuria ime e parë, ky është vendim i imi”, tha ajo.