Këngëtarja e famshme amerikane, Sheryl Crow, ka folur për përvojën e saj me kancerin në një intervistë të re.
Crow e kishte mposhtur kancerin më 2006, ndërkaq pesë vjet më vonë ishte diagnostifikuar me një formë benine të tumorit në tru.
“Mposhtja e kancerit të gjirit më ripërkufizoi se kush dhe si jam, dhe nuk jam e sigurt nëse do t’ia rekomandoja dikujt”, ka thënë Crow.
“Deri atëherë, e kisha kaluar tërë jetën duke qenë kujdestare për të gjithë rreth meje”.
“Nga atëherë fillova ta vë veten të parën. Kisha zëra në pjesën e pasme të kokës që më thoshin se ajo që e kisha bërë nuk ishte mjaftueshëm e mirë. Tani, më në fund, i kam heshtur ato”.
https://www.youtube.com/watch?v=dyihQtBes1I
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.