Lajmet e fundit
Megjithëse ka fituar vetëm një nga tetë përballjet e para në Premier Ligë këtë sezon, shefi i Aston Villas mendon se ai është personi i duhur në krye të skuadrës.

Tim Sherwood mbetet i bindur se mund ta drejtojë Aston Villan jashtë zonës së rrezikut pas startit të dobët këtë sezon - vetëm katër pikë në tetë përballjet e para të Premier Ligës.
Villa udhëton në Stamoford Bridge për t'u përballur me skuadrën kampione në fuqi, Chelsean - që ka vetëm katër pikë më shumë se Villa - me Sherwoodin të cilit i rrezikohet pozita.
"Unë erdha këtu vitin e shkuar dhe bëra punë të mirë".
"Sapo të përfundojë kjo periudhë e keqe të gjithë do të përfitojnë, si unë ashtu edhe klubi. Do të kthehemi më të fortë".
"Jam realist për ta ditur që më duhet të përmirësohem".