Lajmet e fundit
Belgjikasi mendohet të jetë objektivi kryesor i Brendan Rodger për përforcimin e sulmit këtë verë, në tentim për të rindërtuar skuadrën, me Raheem Sterling që ka kaluar tek Manchester City.

Menaxheri i Aston Villa, Tim Sherwood nuk pret që interesimi i Liverpool për Christian Benteke ta bëj këtë të fundit të lëvizë nga Villa Park.
Në prill u pati raportuar se Aston Villa nuk do të pranojë ofertat më të vogla se 30 milionë funta, pasi klauzola e lirimit të Benteke është 32.5 milionë funta.
Megjithëse kompletimi i transferimit të Sterling shton edhe më shumë presionin, Sherwood nuk mendon se Benteke do të largohet.
“Mendoj se ai do të qëndrojë”.
“Për më shumë, Liverpool ka gjashtë ose shtatë sulmues në skuadër”.
“Nuk e di se sa u duhen, por Christian do të qëndrojë tek ne”.