Një 25-vjeçar është therur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur te një berberi, derisa i dyshuari thuhet se ka pasur një debat disa ditë më parë me personin që u ther me thikë.
Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar menjëherë nga aty, derisa i theruri me thikë është dërguar në spital, ku edhe po merr ndihmë mjekësore.
Ndërkaq, policia po punon për kapjen e të dyshuarit./Euronews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.