Lajmet e fundit

Një sherr mes dy grave ka ndodhur në një palestër.
Një grua e quajtur Rossana ka akuzuar një tjetër, e quajtur Leticia, për përdorimin e gjatë të një makine palestre për një kohë të gjatë në “Gimnasio Great Fitness” në Monterrey, Meksikë.
Në pamjet që janë kapur, shihet e Leticia 66-vjeçare shihet duke u hedhur mbi gruan tjetër, përpara se të dyja të nisin përleshjen fizike.

Pavarësisht se njerëzit e tjerë janë përpjekur t’i ndajnë, Rossanna, 44-vjeçare ia kapi flokët gruas tjetër dhe e tërhoqi zvarrë përgjatë dyshemesë së palestrës. Ndërsa të dyja vazhduan të grinden, Leticia ia kafshoi gishtin gruas tjetër.
Rossana më vonë shihet duke u ngushëlluar nga një burrë, në këtë moment ajo kupton se është kafshuar dhe i bie të fikët në dysheme.
Policia arrestoi gratë dhe menaxherët e palestrës.
Leticia thuhet se po përballet me akuza për sulm ndërsa Rossana thuhet se po shërohet nga plagët e saj.
