Një përleshje masive mes gjimnazistëve të “Sami Frashërit” në Tiranë, por dhe të rinjve nga shkolla të tjera ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës pas përfundimit të mësimit këtë të hënë.
Sipas dëshmitarëve, adoleshentët janë përplasur fizikisht dhe kanë përdorur sende të forta gjatë konfliktit, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe deri më tani kanë shoqëruar gjashtë persona të përfshirë në sherr. Autoritetet po hetojnë shkaqet e konfliktit dhe po vijojnë punën për të identifikuar të gjithë të përfshirët.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.