Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Fillimisht palët janë përfshirë në një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike mes tyre, raporton
Abcnews.al.
Paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta, mirëpo bëhet e ditur se po verifikohen të gjitha rrethanat.
“Forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe janë vënë në ndjekje të personave të përfshirë, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.