Një shqiptar ka mbetur rëndë i plagosur, si pasojë e një sherri me thika në Greqi.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjes së shtunës rreth ora 21:00 në ishullin e Kretës.
Sipas mediave greke, policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe e ka shpallur në kërkim.
Thuhet se edhe i dyshuari është shtetas shqiptar, shkruan Tv Klan transmeton Klankosova.tv
Zënka ka ndodhur në një lokal ku u përfshinë disa persona, të cilët dyshohet që të jenë të gjithë shqiptarë, dhe më pas u zhvendos në rrugën jashtë lokalit.
30-vjeçari shqiptar është goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ai mbeti i plagosur iu nënshtrua operacionit në spital.
Gjendja e tij konsiderohet kritike, transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.