Presidenti shqiptar Ilir Meta reagoi pas lajmit për shërimin e pacientit të parë në Shqipëri nga koronavirusi dhe përmirësimin e një tjetri.
Ai falënderoi edhe njëherë mjekët për lajmin e mirë për të cilin tha se kishin nevojë të gjithë ta dëgjonin.
“Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, ka shkruar ai./A2 CNN
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.