Sheridan Smith zbuloi se ajo kishte një lajm tronditës derisa iu lut fansave të saj që të jenë të mirë.
Këngëtarja 39 vjeçare ngjalli shqetësim tek fansat kur postoi një mesazh të fshehtë në llogarinë e saj.
Fansat e saj nuk hezituan të tregojnë simpatinë dhe mbështetjen e tyre me anë të komenteve.
Këngëtarja publikoi një selfie ku drita i binte në fytyrë dhe me anë të saj bëri thirrje askush mos ta lejojë askënd që ta uli poshtë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
"Thjesht kisha lajmin më tronditës, mos i lejo njerëzit të të ulin poshtë dhe ju lutem të jeni të mirë”, tha ajo.
Aktorja dhe ylli televiziv Sheridan nuk u dha fansave të saj më shumë detaje rreth lajmit tronditës që kishte marrë.
Lajmi i saj i tmerrshëm vjen pas kthimit të saj në tapetin e kuq pasi u bë nënë për herë të parë.
Ndër të tjera, ajo pretendon se shumë të vërteta do të dalin në dritë dhe fansat saj do ta kuptojnë të vërtetën.
Me përshkrimin e mëtejshëm, duket se çështja ka të bëjë me luftën e saj me problemet mendore dhe ankthin.
h
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.