Ka një vit prej se aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë mbetur pa shtëpinë e tyre. Puna dhe aktivitetet e 70 punonjësve u zhvendos në amfiteatrin e Pallatin të Rinisë dhe Sporteve, dhe pikërisht aty zhvillohen edhe provat e shfaqjet për publikun kosovar.
Për këtë temë u fol sot në emisionin “Ora e Pasdites” me drejtorin e TKK-së, aktorin Kushtrim Sheremeti.
“Ne jemi duke funksionuar që nga 28 nëntori i vitit të kaluar, nga premiera e parë, jemi këtu, që tash po quhet amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Edhe ia kemi marr dorën, ndonëse me shumë vështirësi, me shumë probleme, por po funksionojmë mirë. Kemi repertor, shfaqje të mira që kemi prodhuar, kemi numër jashtëzakonisht të madh të audiencës së publikut, kështu që po koncentrohemi me i pa anët pozitive, me i pa dhe me i shpërfaq”, u shpreh Sheremeti.
Drejtori tregoi se në cilat faza po qëndron projekti për renovimin objektit të TKK-së.
"Në anën tjetër, është duke u realizuar projekti, është duke përfunduar projekti, edhe po presim që vitin e ardhshëm veç me fillu renovimi i Teatrit Kombëtar. Unë besoj që Ministria e Kulturës, bashkë me Universitetin e Prishtinës edhe me neve Teatrin Kombëtar të Kosovës, është bërë një punë shumë e mirë dhe e kemi një projekt shumë të mirë brenda hapësirës që e ofron ai objekt dhe mezi po presim me i pa kërcitjet e para të punës që po shpresojmë të fillojnë në vitin e ardhshëm, edhe me përfundu diku kah fundi i vitit 2025”, tha Sheremeti.
Aktori tregoi edhe programin premierë që Teatri Kombëtar i Kosovës ofroi, por për ta kuptuar, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://youtu.be/BTInUV0R2ao?si=tSlrsuQtBQWVm2F7
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.