Një anëtar i skuadrës olimpike të Ugandës është bërë i pari që rezultoi pozitiv me Covid-19 menjëherë pas mbërritjes në Japoni për garat olimpike që do të fillojnë më 23 korrik.
Sipas raporteve, ky anëtar, emri i të cilit nuk u bë i ditur ishte pjesë e një skuadre nëntë anëtarëshe të cilët ishin te vaksinuar plotësish, njofton klankosova.tv.
Spektatorët e huaj janë ndaluar nga Lojërat Olimpike ndërsa të hënën pritet të merret një vendim nëse do të lejohen spektatorët vendas.
Mbajtja e Lojrave Olimpike u shtye vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por tani po vazhdon edhepse ka një valë të re të rasteve me Covid-19 në Japoni.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.