Mjekët dhe pacientët u mblodhën këtë të premte për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple.
Pjesë e kësaj mbledhje, e cila u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ishte edhe Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, e cila premtoi përkrahje në luftimin e kësaj sëmundje.
Mirëpo, profesionistët shëndetësorë po kërkojnë më shumë projekte që ndihmojnë pacientët e prekur me Sklerozë Multiple.
Madje, kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, ka disa ankesa ani se pranon të ketë mjaftueshëm teknologji, medikamente dhe mjekë të duhur për trajtimin e Sklerozës Multiple.
“Në Kosovë fatkeqësisht kurrë nuk kemi pasur mjekësi më të dobët sesa që kemi sot. Pse i kemi hallkat e shpërndara të cilat nuk janë të integruara në diçka që quhet sistem e kush e ndërton sistemin e ndërtojnë njerëz të cilët nuk kanë interesa personale dhe kanë qëllimin e mirë në momentin kur këto hallkat piqen me njeriun që nuk ka interesa personale, atëherë piqet sistemi”, tha Blyta.
E ndihmesa e qeverisë nuk po mungon në shërimin e këtyre pacientëve nga kjo sëmundje.
“I kemi mbi 300 pacientë që është numër impozant në trajtimin e kësaj sëmundje dhe po të mos ishte dora e shtetit dhe kërkesat tona të arsyeshme sot kjo ditë do të dukej si ditët e tjera të viteve të kaluara'', theksoi Nexhmedin Shala, Drejtori i Klinikës së Neurologjisë.
Dita Ndërkombëtare e Sklerozës Multipe është 30 maji dhe shënohet që nga viti 2009. Por, kësaj radhe, meqë bie në fundjavë, u shënua dy ditë më herët.
https://www.youtube.com/watch?v=NTp2cCOkz8g&t=23s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.