Dita Ndërkombëtare e Muzeut është shënuar në Prishtinë me disa aktivitete.
Në Muzeun Kombëtar të Kosovës u paraqit murali i punuar nga nxënësit e shkollës së mesme ''Xhevdet Doda'' ndërsa gjatë gjithë ditës do të ketë aktivitete në shënim të kësaj dite, njofton Klan Kosova.
Drejtori i muzeut Skënder Boshtrakaj tha se e vecanta e këtij viti është se Muzeu i Kosovës është anëtare e Organizatës Botërore të Muzeut ICOM.
Derisa gjatë gjithë ditës pritet që muzeun ta vizitojnë qytetarë dhe nxënës të tjerë të shkollave të mesme, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.