Lajmet e fundit

Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut
Që prej vitit 2004 kjo datë shënohet me fushatë për dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e atyre në nevojë.
Kjo ditë shënohet edhe në Kosovë me ç`rast duke filluar nga sot, deri më 21 qershor do të organizohet "Java e dhurimit vullnetar të gjakut".
Sot me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë do të dhurojnë gjak.
Aksioni fillon në ora 10:00 në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, transmeton Klan Kosova.