Lajmet e fundit

Kur ju jeni në një marrëdhënie të re, ndonjëherë ju nuk i shihni faktet që ju tregojnë se ky është një qëndrim shkatërrues që juve nuk do të ju sjellë ndonjë të mirë. Ne ju sjellim shtatë shenjat që do të ju tregojnë nësejeni në një marrëdhënie të keqe.
Lidhje e lodhur
Studimet kanë treguar se 70 për qind e humbjes së energjisë janë për shkak të emocioneve. Një nga treguesit kryesorë të llojit të marrëdhënies, për të pasur ndjenja ju duhet ju të kaloni kohë me partnerin tuaj. Ju mund të ndiheni të motivuar, i frymëzuar dhe i lumtur, dhe jo i lodhur.
Druajtja
Nëse ju mendoni dy herë para se ti thoni diqka partnerit tuaj ose ju keni në frikë të vazhdueshme se mund ta zemëroni apo ta mërzisni, kjo është një sinjal i qartë se marrëdhënia juaj nuk është e balancuar.
Ndiqni zakonet e partnerëve në mënyrë që ti leni përshtypje
Nëse, për shembull ndjeheni të detyruar për të pirë më shumë se që ju doni, kur dilni me partnerin ose ndjeheni sikur duhet të filloni të konsumoni cigare për ti bërë përshtypje atij, mendoni njëherë. Një marrëdhënie e tillë ju bën me zakone të këqija.
Xhelozia
Xhelozia dhe ndjenja e pronësisë janë tregues të një kompleks inferioriteti. Ju mund të jeni i lumtur në qoftë se partneri juaj do të dijë çdo gjë rreth jush, por ndonjëherë meshkujt nuk e duan, por për shkak të pasigurisë. Kjo nuk është e shëndetshme dhe mund të jetë një shenjë e problemeve më të mëdha, paranojë, ose çrregullime të tjera. Një sjellje e tillë është "mbytës" për partnerët.
Gabimet e kaluara të tuaja janë tema të shpeshta
Nëse partneri shpesh ju kujton gabimet e kaluara, nuk është e mirë. Kur partneri juaj është i pasigurt dhe kur ju keni një problem, ai kujton gabimet e tua dhe i krahason ato me situatën e re. Ai nuk përqëndrohet në zgjidhje në vend se "fantazojë rreth së kaluarës", kjo lidhje është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë.
Lidhja është e fokusuar në partnerin
Sipas 10minuta.com, kur ju të ndaloni së kushtuari vëmendje miqëve të ngushtë dhe familjes për shkak se partneri juaj e dëshiron këtë gjatë gjithë kohës, kjo gjithashtu nuk është e mirë. Familja dhe miqtë nuk duhet të neglizhohet.
Partneri është shumë i varur
Në disa marrëdhënie një partner është i varur nga tjetri dhe kur i dashuri nuk është përreth, tjetri bëhet i pasigurt dhe pa humor. Kjo çon në një nevojë të padurueshme që të jeni me të 24 orë në ditë, që nuk është e mirë për një marrëdhënie. Një sjellje e tillë mund të rezultojë në varësi dhe mashtrim. Varësia e tepërt e partnerit nuk është e nevojshme.