Lajmet e fundit

Nëse e gjeni veten duke u ankuar gjithmonë për shefin tuaj, s’jeni të vetmit. Një sondazh i ri global i kryer nga uebsajti Monster, ka ardhur në përfundim se 32% e punëtorëve thonë se shefi i tyre është i “tmerrshëm”, ndërsa vetëm 15% prej tyre thonë se kanë një shef të mrekullueshëm.
“Një shef i keq jo vetëm që të pengon avancimin në karrierë, mirëpo ndikon keq edhe në jetën personale”, thotë Lynn Taylor, eksperte e sjelljeve sociale.
“Një menaxher i mirë do të sjellë më të mirën nga ti, jo vetëm në punë por në të gjitha aspektet e jetës”.
Ja cilat janë disa nga shenjat se shefin e keni të “tmerrshëm”:
Shefi juaj gënjen
Shefi juaj nuk e ka kurrë, ama kurrë gabim
Shefi juaj e tepron me premtimet
Nxitojnë të të fajësojnë për gabimet, e rrallë herë shprehin mirënjohje kur ia dilni me sukses
Shefi juaj pret që ju të jeni si ai
E kanë zakon të ju thërrasin në telefon gjatë ditës së pushimit
Shefi juaj gjithmonë favorizon dikë
Nuk i intereson aspak këndvështrimi juaj mbi situata