Lajmet e fundit

“Largohuni, lëreni të kaluarën prapa”, janë vetëm disa nga këshillat e famshme që automatikisht i merrni nga miqtë më të mirë, kur ne ua kumtojmë lajmin e ndarjes nga lidhja, shkruan faqja Cosmopolitan.
Edhepse këto këshilla janë për qëllime të mira, por ne sërish nuk arrijmë të bëhemi mirë dhe ta tejkalojmë situatën duke lënë gjithçka pas nesh.
Në vend që të mendoni për lidhjen tuaj se a duhet ta leni në të kaluarën, pyesni veten: çfarë nëse miqtë kanë arsye të gabuar për këto këshilla? Çfarë nëse ish partneri juaj meriton një shansë të dytë? Në vazhdim po ju sjellim 5 këshilla që tregojnë se ndarja juaj ka qenë një gabim i madh (dhe se ka ende kohë dhe shpresë për ta rregulluar).
Pas përfundimit të lidhjes, është shumë logjike që jut ë ndjeni nostalgji të padurueshme dhe një ndjenjë të mungesës së gjërave që i keni bërë së bashku? Megjithatë, kjo nuk është arsye që ti ktheheni lidhejs vetëm për shkak të ndjenjës së nostalgjisë dhe mungesës së gjërave të përbashkëta. Nëse ju mungon fytyra e tij e lumtur, detaje që keni bërë për ta kthyer buzëqeshjen e tij, atëherë këto janë shenja që ju nuk jeni vetiak dhe se bëhet fjalë për dashuri të vërtetë. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë që të vdesë, duhet të vazhdojë të lulëzojë, apo jo?
Nëse i ktheheni pas kujtimeve kur keni pasur ndonjë konflikt apo zënkë dhe pajtimi i mënjëhershëm i juaji ka qenë moment më i bukur, dhe se arsyeja e konfliktit ka qenë i parëndësishëm, definitivisht duhet ta mendoni nëse ndarja ka qenë një vendim i mirë.