Lajmet e fundit

Kur jeni në një lidhje dëshira juaj është që ajo të funksionojë.
Por, ka raste kur edhe pse në parim gjërat duken mirë ato nuk janë. Prandaj me pak ndihmë dhe këshilla do ta keni më të lehtë ta kuptoni dhe ta sqaroni me veten tuaj nëse lidhja juaj do të përfundojë mirë.
Janë disa nga shenjat të cilat janë tregues shumë i mirë i ardhmërisë së lidhjes tuaj.
Nëse partneri juaj e ka problem t’ju përgjigjet mesazheve dhe telefonatave, kjo do të thotë shumë çka. Nuk është më i/e interesuar në ju si dikur dhe herët ose vonë do të përfundojë gjithçka mes jush.
Justifikimet se ata kanë shumë punë dhe janë të zënë, janë vetëm justifikime për t’ju shmangur kontaktit me ju. Kjo lloj lidhjeje nuk do të shkojë askund.
Nëse partneri juaj e mban të fshehur lidhjen tuaj në rrjetet sociale, kjo është diçka e dëmshme për lidhjen. Jo se ato kanë fort rëndësi, por të jetuarit në botën e teknologjisë, i bën pjesë të pandashme, e nganjëherë edhe mënyrë të të shprehurit të dashurisë.
Ka raste kur partneri juaj ende mban kontakt me njërin apo njërën nga ish-at. Kjo është diçka serioze. Mos bini në kurthin: “Është ende pjesë e jetës time. Kemi kaluar kohë të mirë bashkë dhe kemi mbetur miq”. Nuk ka asgjë në rregull pas kësaj fraze, kur përfundon, përfundon njëherë e mirë.
Nëse disa nga këto gjëra i vëreni në raportin tuaj me të dashurin apo të dashurën, është koha ta rishqyrtoni mirë nëse do të vazhdoni të qëndroni bashkë.