Lajmet e fundit

Në një marrëdhënie partnerët kanë shumë pyetje për sa i përket njëri-tjetrit. Ju keni kërkuar për vite me radhë një partner të mirëkuptueshëm dhe që të mbizotërojë dashuria, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Më poshtë do të shihni nëse ai që keni në krahë është i duhuri për ju. A gjeni ngjashmëri edhe ju me këto?
Ai gjithmonë u flet të tjerëve për arritjet tuaja.
Edhe pse keni vite së bashku ai vazhdon të bëjë gjeste të pazakonta.
Ai nuk përpiqet t’ju ndryshojë.
Ai ju tregon sa shumë i mungoni kur jeni larg.
Mund të qani në krahët e tij pa u shqetësuar.
Kur miqtë tuaj ankohen për partnerët e tyre ju jeni e qetë sepse nuk keni çfarë të thoni për të.
Ai është shumë i afërt me familjen tuaj.
Miqtë tuaj janë edhe miqtë e tij.
Ai kënaqet teksa ju shikon edhe kur ju zemëroheni.
Ju tregon gjithmonë se sa e bukur jeni.
Ju mund të bëni gjëra së bashku edhe pa u zënë.