Më poshtë mund t’i lexoni disa nga faktorët që tregojnë se jeni më të mençur se sa një njeri mesatar.
- Flisni më shumë se sa një gjuhë
Studimet kanë treguar se nëse flet më shumë se sa një gjuhë atëherë keni më pak gjasë që të prekeni nga Alzheimer. Gjithashtu njohja e gjuhëve të huaja tregon edhe që truri i një njeriu mund të jetë më i zhvilluar se sa i personave që nuk dinë gjuhë të dytë.
- Je fëmija më i madh
Një studim ka treguar se fëmijët më të mëdhenj kanë pasur rezultate më të larta të testit të intelegjencës.
- Kur ju pëlqejnë macet
Sipas një studimi ku kanë marrë pjesë 600 studentë, është kuptuar se personat që kanë dashuri ndaj maceve kanë 11 përqind më shumë suksese nëpër teste.
- Konsumoni alkool
Personat të cilët kanë kryer shkollim të lartë kanë më shumë tendencë që të konsumojnë alkool.
- Jeni majtak
Vetëm 10 përqind e personave në botë shkruajnë me dorën e majtë dhe sipas studimeve këta persona kanë më shumë aftësi kognitive.
- Ke sens të humorit
Njerëzit që kanë pasur më shumë suksese në teste të intelegjencës janë ata persona që kanë sens shumë të mirë të humorit.