Ditët e ngarkuara me punë dhe qëndrimi larg shtëpisë, ka ndikuar që aktorja kosovare Shengyl Ismaili, mos të jetë shumë afër kuzhinës, madje pasioni për gatimin i ka humbur.
"Asnjëherë nuk gatuaj sipas recetave, sepse gjithmonë shtoj diçka nga vetja, sidomos në ëmbëlsira pasi që i dua shumë, madje shpesh i shijoj nga tepsia"
Ismaili, gjatë intervistës tek emisioni Ora e Pasdites, ndau me publikun edhe momente nga karriera e saj, sfidat dhe rolet interesante.
"Rolin që e kam luajtur në filmin "Shpija e Agës", ka lënë gjurmë shumë në jetën time, pasi që kam pasur një rol shumë kompleks. Kur filluan xhirimet kam pasur shumë frikë që po gaboj, pasi që kisha rolin e gruas së dhunuar dhe se xhirimet e pjesës së fundit më është deshtë t'i bëjë 20 dublime sepse skam mundur të xhiroj"
https://www.youtube.com/watch?v=_KJyFvRavcA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.