Lajmet e fundit

Në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Vushtrri është bërë lansimi i projektit të ofrimit të
pakos së shërbimeve dhe këshillimeve për sëmundjet jo ngjitëse, në veçanti për Diabetin dhe
hipertensionin.
Me rastin e përurimit të kësaj qendre, të parën të këtij lloji që do të bëhet në 6 qendra të Kosovës, ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i shëndetësisë, Granit Abdullahu.
Ai tha se bashkë me partnerët e saj Ministria e Shëndetësisë por tregon se prioritet në zhvillimin e shëndetësisë ka edhe kujdesin parësor shëndetësor, për qytetarët e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, deklaroi se komuna do të mbështes të gjitha iniciativat që kanë për objektiv shëndetin e qytetarëve të Vushtrrisë, për të cilin tha se është edhe prioritet i qeverisjes lokale.
Kjo pako e shërbimeve për diabet dhe hipertension, synon të përmirësjë cilësinë e kujdesit shëndetësor
duke vendosur standarde dhe praktika të mira ndërkombëtare si dhe të ofroj edukim më të mirë shëndetësor për pacientët të cilët janë në rrezik të zhvillimit të diabetit dhe diabetit, por edhe atyre që tashmë janë diagnostikuar.