Në kishën Shën Abrahami në Llapushnik po mbahet takimi letrar artistik shpirtëror ''Shën Nënë Tereza'' të cilën e ka organizuar lidhja e shkrimtarëve të Kosovës nën mbështetje të kësaj kishe
Kjo ngjarje po mbahet për shkak se këtë vit shënohet edhe 20 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe njëvjetori i shënjtërimit të saj, transmeton Klan Kosova.
Në këtë takim letrar u fol për jetën dhe veprën e të bëmat e Nënë Terezës ku u tha se shembulli i saj duhet të ndiqet nga mbarë bota e njerëzimi.
Në këtë takim po lexohen dhe shumë krijime e poezi të shkrimtarëve kosovarë, prej të cilave tri poezi më të mira në fund të takimit, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.